Është konfirmuar tanimë se dy punëtorë të minierës së Artanës kanë humbur sot jetën tragjikisht.
Për lajmi.net këtë e ka konfirmuar kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqiri Sadiku.
Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e shembjes së dheut.
Viktimat dyshohet se janë një inxhinier dhe një minator, teksa nga Policia e Kosovës tanimë kanë konfirmuar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Të njëjtit për lajmi.net kanë thënë se njëherë nuk mund të japin detaje shtesë.