Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas kësaj ministrie, ata kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për një burrë 59-vjeçar nga Prishtina dhe një grua 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit. Të dy kishin sëmundje shoqëruese dhe në Klinikën Infektive u pranuan në gjendje të rëndë.
Me këto dy raste, është rritur në tre numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Kurse të infektuar janë 145 persona .
Njoftimi i plotë nga QKUK
Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID-19 kanë përfunduar me vdekje.
Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë pa vetëdije.
Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).
Raporti: Klinika Infektive -QKUK