Dy persona kanë tentuar ta rrahin kryeinspektorin e tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Lulzim Syla, gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke bërë inspektimin në një lokal.
Syla në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se në lokalin ku ka ndodhur kërcënimi tetë persona ishin në një tavolinë dhe për këtë ua kishte tërhequr vërejtën pronarëve të lokalit. Sipas tij, dy persona nga e njëjta tavolinë kanë tentuar që ta sulmojnë fizikisht.
“Po, është e vërtetë që dje në ora 12 e 10 minuta kemi qenë gjatë punës, unë si kryeinspektor dal edhe shikoj punën sesi po kryhet, kam vizatuar një lokal. Në atë lokal pronarët kanë pasur maska dhe dezinfektues mirëpo me një tavolinë kanë qenë tetë person dhe ua kam tërheq vërejtjen pronarëve që nuk bën me qëndruar tetë persona në tavolinë. Prej asaj tavoline dy persona më kanë kërcënuar verbalisht dhe kanë tentuar me më sulmuar dhe nuk i kam lejuar”, ka thënë Lulzim Syla për Gazetën Sinjali.
Ai ak treguar se Policia ka arritur shpejt në vendin e ngjarjes.
“Jo ata, por askush nuk do të na ndal dhe nuk do të ndalemi. E falënderoj policinë që ka reaguar shumë shpejt që më duket kanë hapur rast”