Dy pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje më të rëndë shëndetësore sesa 10 të tjerët të shtrirë në Klinikën Infektive.
SHSKUK njofton se në këtë klinikë përpos 12 të prekurve me Covid-19 të shtrirë janë edhe nëntë pacientë të tjera
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike.