Edhe dy pacientë që po trajtoheshin në Spitalin e Gjilanit, e kanë humbur betejën me COVID-19.
Burime brenda Spitalit të Gjilanit, i thanë Klan Kosovës se bëhet fjalë për një grua e moshës 65-vjeçare nga Gjilani dhe një burrë 64-vjeçar nga Bujanoci.
“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejën me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur më 1956”.