Sot u shënua edhe viktima e 32-të nga koronavirusi në Kosovë me vdekjen e 71 vjeçarit nga Prizreni.
Vetëm sot në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19, 12 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, 18 pacientë qëndrojnë stabilë me shëndet.
Mbrëmë IKPSHK njëkohësisht me numrin alarmant të infeksioneve, 58 raste në gjithë Kosovën, bëri thirrje te qytetarët që të mos relaksohen sepse rreziku ende është i madh.