Në Klinikën Infektive në QKUK po vazhdojnë të trajtohen pacientët e prekur me Covid-19.
Sipas raportit ditor nga kjo klinikë, nga gjithsej 61 pacientë të hospitalizuar, 47 janë me koronavirus, ndërkaq për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.
“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;
47 raste të infektuar me Covid-19
41 kanë gjendje stabile
4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,
2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik”.