Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të shtunën se shteti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur. E njohja nga ky shtet u konfirmua ende pa u bërë një muaj që nga njohja prej shtetit të Kenias.
Për njohjen nga Sudani, Osmani njoftoi nga Forumi Diplomatik i Antalias. Ajo publikoi një video me ministrin e Jashtëm të këtij shteti për pajtimin për të lidhur marrëdhënie diplomatike.
Sudani ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar të shtunën presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, në margji
E për njohjen nga Kenia ishte bërë e ditur fillimisht nga ish-presidenti Behgjet Pacolli që pati publikuar pamje nga ceremonia më 26 mars. Atë ditë Osmani njoftoi se i është dorëzuar edhe zyrtarisht dokumenti për njohjen e pavarësisë.
Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga pr
Të dyja janë shtete afrikane që bashkë kanë mbi 100 milionë banorë.
Me dy njohjet e reja, numri i përgjithshëm i njohjeve, sipas listës së publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme shkon në 119.
E para njohjeve të reja, Kosova nuk kishte marrë njohje prej 2021-s kur në shkurt ishte njohur nga Izraeli, në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit.