Profesionistë shëndetësorë në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, po riinfektohen.
Ata thanë se tashmë kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë të cilët aktualisht janë në trajtim.
Infektologu Ilir Tolaj tha se se riinfeksioni me COVID-19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër COVID-19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite.
Rukije Mehmeti, pulmologe tha për RTK-në, se vetëm në klinikën e Pulmologjisw në QKUK, aktualisht janë dy mjekë duke u trajtuar nga riinfektimi.
“Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin . Ne në klinikë i kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u trajtuar”, tha Mehmeti