Dy futbollistë të rinj të Ballkanit të prekur me koronavirus

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në Facebook, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit. Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek.

“Në emër të Ballkanit, respektivisht presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të shkollës së futbollit si dhe trajnerëve, u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit. Qëndroni të fortë kampionë”, ka njoftuar Ballkani.