Dy drejtorë në Postën e Kosovës kacafyten e fjalosen mes vete

Dy drejtorë të menaxhmentit të lartë të Postës së Kosovës janë kacafytur në objektin e kryesor të kësaj ndërtese gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Posta.

“Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes” thuhet në njoftimin e Postës për media.

Menaxhmenti i Postës ka deklaruar se për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

‘Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.