Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani e Visar Korenica, përfundimisht do të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burime të Indeksonline pohojnë se Rrahmani dhe Korenica do t’i bashkohen Koalicionit për Familjen, ku bëjmë pjesë dhe AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe Partia e Drejtësisë (PD) e Ferid Aganit.
Bashkëpunimi pritet të zyrtarizohet të martën, ka konfirmuar deputeti Korenica.
Dy deputetët Korencia e Rrahmani kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil, duke kundërshtuar martesat mes gjinive të njëjta, me arsyetimin “për ruajtjen e vlerave të familjes”. Ata po ashtu kanë dalë kundër Ligjit për fertilizimin e asistuar, pasi aty parashihet mundësia që këtë ta bëjmë dhe gratë e pamartuar dhe kanë qenë kritikues ndaj pushtetit edhe për disa çështje të tjera.