Dy deputetët e pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramoz Agusholli janë ndarë nga kolegët e tyre gjatë seancës së sotme, raporton Paparaci.
Të njëjtit janë ulur pas Grupit Parlamentar të AAK-së, teksa arsyet ende nuk dihen.
Megjithatë, ajo çfarë është bërë publike është se deputeti Rrahmani ditë më parë ka kritikuar disa veprime të LVV-së, ndërsa është dalë pro kërkesave të SBAShK-ut.
Po ashtu, ai nuk ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së duke u arsyetuar se “nuk ka qenë në Prishtinë”.
Mes tjerash, në një intervistë për RTV Dukagjini, ligjvënësi i pushtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Kuvendi i Kosovës pas përfundimit të mandatit nëse e vërteton se ka qenë i padobishëm për atë pozitë.