Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për pjesën e administratës publike dhe qeverisë, punonjësve do u paguhet vetëm 50% të çmimit të karburantit ndërsa pjesën tjetër do e paguajnë nga xhepi.
Rama tha se e njëjta skemë do të vlejë edhe për vetë atë.
“Qeveria do paguaj vetëm 50 përqind nga ministrat tek unë dhe pjesa tjetër e administratës. Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk e paguajnë dot”, tha Rama.