25 vjeçarja i ka futur fansat në dyshime me fotografitë që ka publikuar dje nga Meksiko.
Këngëtarja publikoi imazhe me të cilat i vendosi postimit disa emotikona arinj pelushi, shishe për fëmijë dhe një ëngjëll, transmeton lajmi.net.
Aktualisht, 25 vjeçarja është në lidhje dashurie me modelin e njohur Anwar Hadid të cilët po e shijojnë lidhjen e tyre në maksimum. Dua në mbrëmjen e djeshme kishte zgjedhur të vesh një mini-fustan të shkurt me ngjyrë të gjelbër, teksa kishte zbuluar këmbët e bukura.
Ndryshe, Dua dhe Anwar ka një vit që janë në lidhje dashurie dhe asnjëherë nuk është raportuar për ndonjë krizë në marrëdhënien e tyre mund të aludohet për një shtatzëni të mundshme.




