Dua Lipa është duke qëndruar në jug të Shqipërisë për pushime.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, po qëndron atje, pas qëndrimit disaditorë në Kosovë, në fillim të këtij muaji për shkak të festivalit “Sunny Hill”.
“Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare, krahas disa fotove që ka publikuar nga bregdeti shqiptar.
Dua ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill” që është mbajtur më 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë.
“Sunny Hill” tani do të mbahet edhe në Tiranë, më 26, 27 dhe 28 gusht.