Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Mandatari Zdravko Krivokapiq ka prezantuar përbërjen e kabinetit të qeverisë me të cilën pretendon të udhëheqë Malin e Zi, njoftojnë mediat malazeze të premten.

Për zëvendëskryeministër ka propozuar politikanin shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, që është lider i lëvizjes URA.

Kjo lëvizje ka 4 deputetë në Kuvend.