Dritan Abazoviq mandatar për formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq i ka dërguar Kuvendit të Malit të Zi propozimin që mandatar për formimin e Qeverisë të jetë Dritan Abazovic.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjën e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit.

Kujtojmë se Abazovic ishte zv/kryeministër në qeverinë e deritashme.

Ky i fundit ka thënë se do të krijoj një qeveri të pakicës në Mal të Zi.