Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës.
Drita ka triumfuar në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit me rezultat 2 – 0, derisa Ballkani bindshëm ka mposhtur në udhëtim Arbërinë (2 – 6), shkruan lajmi.net.
Derbi mes dy skuadrave nga Gjilani ishte kryendeshja e javës, me “Intelektualët” që arkëtuan pikët e plota dhe morën prapë kreun e tabelës.
Namani (11′) dhe Limani (40′) ishin golashënuesit për skuadrën e Ardian Nuhiut.
Me këtë fitore, Drita merr kreun me 53 pikë, derisa Gjilani renditët në pozitën e katërt me 33 sosh.
Nga ana tjetër, Ballkani gjithashtu mposhti bindshëm Arbërinë (2 – 6).
Hoxha realizoi i pari për të zhbllokuar shifrat (33′), ndërsa Mirlind Daku pas nëntë minutave dyfishoi shifrat, me të cilat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, ishin sërish “Xhebrailat” që shënuan të parët përmes Gripshit (50′).
Vendasit ngushtuan shifrat përmes Kryeziut (65′), por menjëherë në minutën tjetër Daku realizoi golin e katërt për Ballkanin dhe të dytin personal në këtë ndeshje (66′).
Daku nuk u ndal me kaq dhe kompletoi het-trikun pas dy minutave (67′), kurse fitoren e vulosi Mevlan Zeka, derisa e tëra që mund të bënte ekipi i Arbërisë ishte edhe një gol tjetër që u shënua nga Marceli Cezar (74′).
Me këtë fitore, Ballkani rimerr prapë pozitën e dytë me 51 pikë, derisa Arbëria gjendet në pozitën e tetë me 26 sosh.