Drita rikthehet në krye të tabelës, fiton pas 19 viteve në ‘Riza Lushta’

Drita ka realizuar fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim te Trepça ’89, duke e mposhtur me rezultat 0:2.

Kjo ishte fitorja e parë e gjilanasve pas 19 viteve në ‘Riza Lushta’.

Xhevdet Shabani (17’) realizoi një super gol për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, derisa Kastriot Rexha (69’) i dha fund shpresave të vendasve për rezultat pozitiv.

‘Xehtarët’ e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Asare (81′) u ndëshkua me të kuq.

Drita rikthehet në krye të tabelës me 49 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt Prishtina. Trepça ’89 ndërkohë renditet e nënta në kuotën e 27 pikëve.