Kampionia e Kosovës, Drita do të përballet me ekipin e Maqedonisë së Veriut, Sileksin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Në shortin e tërhequr të hënën është caktuar se Sileksi do të jetë vendas në këtë ndeshje që do të zhvillohet më datën 17 shtator.
Drita është ekipi i vetëm nga Kosova që ka mbetur në garë për kupat evropiane të këtij edicioni.
Drita më herët ka marrë pjesë në turneun preliminar të Ligës së Kampionëve, por është eliminuar para ndeshjes finale për shkak të rasteve të futbollistëve me COVID-19. Pas eliminimit nga Championsi, Drita garat i ka vazhduar në Ligën e Evropës.
Short shumë të vështirë kanë pasur skuadrat nga Shqipëria. Kukësi do të ndeshet me Wolfsburgun gjerman e Teuta me Granadën spanjolle. Ndërkohë La[i do të ketë përballë Hapoel Beer Shevan.
Dy klubet shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija dhe Renova po ashtu kanë pasur short të vështirë. Renova do të përballet me Hajdukun e Splitit e Shkëndija do të jetë mysafire e Botosanit në Rumani.