Drita është eliminuar nga Europa Conference League me kokën lart. Humbi 3-2 me rezultat të përgjitshëm nga Feynoord.
Pas 90 minutave fantastik në stadiumin “De Kuip”, Drita nuk ka mundur të qëndrojë, t’i bëjë ballë sulmeve të shumta duke u eliminuar nga Europa Conference League, pasi humbi në Holandë 3-2.
Drita e nisi keq ndeshjen.
Pas shtatë minutave lojë pranuan gol, shënoi Til.
Por, skuadra kosovare arriti të përmbysë gjithçka për katër minuta.
Simonovski në minutën e 12’ dhe Fazliu në atë të 16’ i shënuan dy gola të shpejtë Feynoordit, duke heshtur gjithë stadiumin.
Në pjesën e dytë, Feynoordi arriti që të marrë kontrollin e ndeshjes, sërish Til shënoi për 2-2.
Derisa kur po bëheshin të gjithë gati për të tjera emocione, në minutën e 90-të, Til kompletoi het-trikun, duke shënuar për 3-2 për të shuar ëndrrën e futbollistëve të Dritës.
Sido që të jetë, skuadra kosovare do të kthehet me kokën lart, pas kualifikueseve mbresëlnëse në Europa Conference League.