Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një konferencë në medie, lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe vaksinat.
Para gazetarëve, foli deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në kohën e mbylljes së gastronomisë dhe të karantinizimit të parcial të vendit, në kohën kur mbi 15 mijë vetë të vaksinuar jashtë vendit dhe në kohën kur vetëm gjatë ditës së djeshme mbi 15 mijë qytetarë madje edhe pushtetar aktual, lëshuan vendin në drejtim të Shqipërisë.
AAK-ja kërkoi nga qeveria dhe nga ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, që në afat sa më të shkurtër të sigurojë vaksinat e nevojshme.
“Kërkojmë prej Qeverisë dhe prej ministrit Vitia që në afat sa më të shkurtë të sigurohet sasia për vaksinat e nevojshme për vaksinimin e mbarë popullatë, kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe plani për menaxhimin e vaksinimit”, tha Dreshaj.
Ai gjithashtu shtoi se AAK-ja kërkon menjëherë që pa vonesë të shfrytëzohet buxheti i paraparë për blerjen e vaksinave.
Madje Dreshaj kërkoi nga Qeveria që të bisedojnë me vendet mike për sigurimin e vaksinave.
“I rekomandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëmë kapricat dhe egocentrizimin, rekomandojmë që Vitia t’i bashkrendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësisë, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Populli ynë ka nevojë për vaksinim masiv. Pandemia nuk na ndan, ta luftojmë bashkë”, tha Dreshaj.
Ndërkaq, anëtarja e kryesise së AAK-së, Iliriana Gafurri u shpreh se ka ankesa në nivelin lokal për sasinë e vogël që i janë shpërndarë, e ku sipas saj kjo e dëmton procesin e vaksinimit personelin shëndetësor.
Gafurri kërkoi që brenda 60 ditëve të jepen edhe dozat e dyta të vaksinave.