Skuadra e Drenicës nesër me fillim nga ora 18:00 do të luajë duelin e parë pas pothuajse 3 muajsh në futbollin kosovar.
Drencasit do të jenë mysafir të Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’, për duelin e vlefshëm për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Për këtë takim, skuadra e Drenicës pritet të ketë disa mungesa në formacionin startuesë, por në bankin pritet të jetë e përforcuar me një ardhje të re.
Bëhet fjalë për trajnerin e njohur, Hivzi Ahmeti, i cili pritet të jetë ndihmës-trajner i Gani Sejdiut.
Ahmeti, tashmë ka filluar punën e tij të re te Drenica, ndërsa që nga nesër pritet të jetë pjesë e stolit ‘kuqezi’.
Kurse, ndeshjen ndaj Prishtinës gjatë ditës e ka komentuar Gani Sejdiu.
Sipas tij, ndaj Prishtinës do t’i pret një ndeshje e vështirë, por që presin rezultat pozitv nga takimi i parë.
“Një ndeshje shumë e vështirë në një moment jo të përshtatshëm për shkak të kohes shumë të shkurt për përgatitje nga pauza e gjatë”.
“Gjendja fizike e futbollistëve nuk është në nivelin e duhur, por skuadra është e motivuar dhe shkojmë për një rezultat pozitiv e që është të dalim të pamposhtur nga takimi i parë”, tha Sejdiu.
Drenica, këtë edicion ka zhvilluar dy takime ndaj Prishtinës, dhe në dy rastet ka pësuar humbje./Gazeta OLLE