Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar gjendjen edhe në komunën e Drenasit.
Si pasojë katër familje nga kjo komunë janë evakuuar, për shkak se kishin mbetur të bllokuar nga uji i madh në vendbanimet e tyre.
Ata janë strehuar në hotelet e qytetit.
Zëdhënësi i komunës së Drenasit Bekim Dobra, në një lidhje telefomike në Klan Kosova ka dhënë detaje mbi gjendjen.
“Po fatkeqësisht edhe në Drenas gjendja është e rënduar për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut. Zonat më të prekura janë Shtrubulloga, qendra e qytetit, fshatrat Zabel, Poklek i ri, Korroticë, por edhe Komorani”.
“Që nga orët e hershme të mëngjesit ekipet emergjente së bashku me Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës. Drejtoria për Shërbimet Publike dhe Emergjente janë duke bërë evakuuiimin e familjeve të cilët kanë mbetur të ngujuara”.
“Deri tani sipas raportimeve nga terreni kemi të evakuuar katër familje, që kanë gjithsej 15 anëtarë që janë strehuar në hotelet e qytetit. Gjendja më e rënduar është aty ku lumi Drenica, është afër vendbanimeve”.