Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese, Sami Gashi, së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri dhe me Këshilltarin Korektues nga INL, Rick Coursey, po marrin pjesë në konferencen nderkombetare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve,(International Corrections and Prisons Association – ICPA), e cili po mbahet në Florida të SHBA-së.
Konferenca ka për qëllimi diskutimin mbi promovimin dhe ndarjen e praktikave korrektuese, etike dhe efektive për të përmirësuar sigurinë publike në mbarë Botën, e po ashtu edhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve anëtare të ICPA-së.
Në konferencë u diskutua mbi Raportin Vjetor të ICPA-së dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19 në institucionet korrektuese.
Aktualisht, rreth 70 shtete janë anëtare të ICPA-së, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës që nga viti 2019 vazhdon të jetë antare e ICPA-së.