Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku.
Me këtë rast Mazreku i uroj Hoxhës zgjedhjen në pozitën drjetor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe gjatë zhvillimit të takimit u diskutuan edhe qështje relevante për të dy palët.
Të dy drejtorët shprehën vullnetin dhe konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit reciprok në arritjen e objektivave të rëndësishme.