Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Hajriz Koca, bashkë me stafin dhe përfaqësuesit e Komunës së Vushtrrisë, vizituan sot Zonën Ekonomike në Lummadh, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në këtë zonë.
Kjo Zonë Ekonomike planifikohet të përfundoj në gjysmën e parë të këtij viti. Vlera e investimit në këtë projekt është 1.4 milion euro.
Deri më tani në ndërtimin e infrastrukturës së kësaj zone, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ka investuar 1.2 milion euro.
Zona Ekonomike në Lummadh,Vushtrri ka një hapësire prej 14.86 ha në të cilën planifikohet të vendosen 20 deri 25 biznese.