ambasadorin e Italisë
në Kosovë
Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Hajriz Koca, priti sot nëtakim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Gjatë takimit Koca e njoftoi ambasadorin Orlando për aktivitetet e KIESA-s, përkitazi me promovimin e investimeve, eksportit, turizmit, përkrahjen e ndërmarrjeve dhe zhvillimin e zonave ekonomike.
Njëherësh ai e falënderoi ambasadorin për gatishmërinë e shtetit italian për të rritur investimet në Kosovë si dhe eliminimin e barrierave për investitorët potencialë që po investojnë dhe planifikojnë të investojnë në Kosovë.
Ambasadori Orlando e njoftoi për hapjen e Zyrës tregtare në kuadër të Ambasadës së Italisë në Kosovë për të rritur bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e investimeve dhe eksportit.
Ai gjithashtu theksoi se mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë të mëdha dhe duhet të intensifikohen edhe më shumë.
Në fund të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në rritjen e promovimit të investimeve dhe eksportit, si dhe angazhimin për të krijuar marrëdhënie ekonomike në mes kompanive kosovare dhe italiane.