Drejtori i KEK-ut refuzon t’i bastiset banesa, Policia vendos t’ia thyejë derën

Policia e Kosovës sot ka filluar një bastisje në ambientet qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.

Pas bastisjes së zyrave qendrore, Policia e Kosovës, ka bastisur edhe banesën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Siç ka mësuar Koha, Krasniqi ka refuzuar që të hap derën e banesës nën arsyetimin se është i sëmure, kjo ka detyruar Policinë që të thyej derën për të vazhduar bastisjen. Nacionale nuk ka arritur që ta konfirmojë në mënyrë të pavarur ende një gjë të tillë.

Një burim i mirinformuar i gazetës Nacionale brenda policisë ka bërë me dije se njësia e krimeve ekonomike pritet ta arrestojë edhe drejtorin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Sipas informacioneve më të reja, ai tashmë është arrestuar.

“Bastisja po bëhet edhe në zyrën e drejtorit të KEK-ut. Pritet edhe arrestimi i drejtorit Nagip Krasniqi”, tha thënë ky burim.

Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave të bllokut A5.

Sipas këtyre burimeve, hetimet po bëhen për shkak të keqpërdorimit të një tenderi për remontin e Bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për të cilën kishte raportuar edhe gazeta Nacionale më parë.