Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se secili person i vaksinuar do të pajiset me kartelë të imunizimit.
“IKSHPK ka përgatitur disa senario që do të mbulohet gjithë territori i Kosovës. Cilado vaksinë që do ta sigurojmë ne jemi të gatshëm që ta zbatojmë në terren në bashkëpunim me QKMF-të. Duke pasur parasysh se kemi bërë përgatitjen për thirrjen e personave me emër e mbiemër. Në termine të caktuara, në këto qendra ekziston një web aplikacion, i cili tashmë do të fus të gjitha të dhënat për vaksinim, pasi që janë dy doza, për të regjistruar të gjitha të dhënat për vaksinim. Secili person i vaksinuar do të pajiset me një kartelë universale, që është imunizuar. Kategoritë prioritare për t’u vaksinuar janë tri: punëtorët shèndetësorë, personat mbi 65 vjec, ata me rrezik të lartë, me sëmundje të rënda, personat me aftësi të kufizuara“, ka thënë Ramadani.
Kryeministri Avdullah Hoti, po ashtu njoftoi se 40 milionë euro janë ndarë për vaksinat antiCOVID.
Hoti ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për gati dy milionë doza të vaksinave antiCOVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.
Ai shtoi se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshja me prodhuesin Pfizer e 600 mijë tjera me Austrinë dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.