Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e bëri të ditur vet Ramadani teksa bëri thirrje për respektim të masave kundër pandemisë.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Të nderuar qytetarë!
Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.
Andaj ju lutem:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!