Drejtori i IKSHPK-së, infektohet me COVID-19 për herë të dytë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, në Komisionin për Shëndetësi ku po raportohet lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Ramadani është infektuar me COVID-19, pasi për herë të parë siç ka bërë të ditur vetë ai në Facebook, ai është infektuar në mars të vitit të kaluar.