Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë për Front Online se gazetarit Valon Syla janë duke i bërë disa inçizime në kokë, meqë, sipas tij,i njëjti posedon lëndime në kokë, por se nuk do të operohet.
Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Gazetari dhe analisti, është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Syla është sulmuar vetëm disa minuta pasi që ka dalë nga studioja e emisionit, ku ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Policia tani ka dalë në vendin e ngjarjes ku është sulmuar ai dhe po hetojnë rastin, shkruan Gazeta Stop.