Radu Dragusin pritet të refuzojë ofertat nga skuadrat dhe të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin, ka njoftuar të dielën “calciomercato”.
Reprezentuesi rumun mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ka tërhequr interesim nga Lepzigu, Crystal Palace dhe Tottenhami.
Sidoqoftë, 19-vjeçari ka qenë i bindur se do të jetë pjesë e planeve të Juventusit dhe do të nënshkruajë kontratë të re në ditët në vijim me kushte të reja.