Borussia Dortmundi e ka marrë fitoren e parë pas rikthimit të Bundesligës që ishte ndërprerë shkaku i koronavirusit nga mesi i muajit mars.
Verdhëezinjët fituan me rezultat bindës 4-0 ndaj Schlakes në kuadër të javës së 26-të në ligën gjermane.
Golin e parë për Dortmundit dhe për Bundesligën që nga rikthimi prej pandemisë botërore, e shënoi Erling Haaland që shënoi në minutën e 29-të nga një asistim i Thorgan Hazard.
Kur po përfundonte pjesa e parë, Raphael Guerreiro (45′) e dyfishoi epërsinë për vendasit, derisa Julian Brandt ishte në rolin e asistuesit.
Në të dytën, Dortmundi ishte sërish në zjarr, duke e trefishuar rezultatin me anë të Hazard, që shënoi në minutën e 48-të, derisa Brand ishte përsëri në rolin e asistuesit.
Guerreiro (63′) arriti të realizonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim dhe të katërtin për skuadrën e tij, me një asistim të bukur nga Haaland.
Kjo sfidë u përmbyllë me këtë rezultat (4-0), gjersa Dortmundi gjendet në pozitën e dytë me 54 pikë, një më pak se Bayerni, ndërsa në javën e 27-të do të takohen me Wolfsburgun, derisa Schalke do të ketë punë me Augsburgun.