Borussia Dortmund kërkon 150 milionë euro për shitjen e Jude Bellinghamit, raporton të mërkurën “The Athletic”.
Real Madridi dhe një numër i madh i klubeve të Premier Leagues së Anglisë kanë shprehur interesim për mesfushorin anglez. Ndër klubet më insistuese janë Liverpooli dhe Manchester Unitedi.
19-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Reprezentuesi i Anglisë në dhjetë paraqitje ka shënuar tre gola.