Dortmundi kalon në rrethin e dytë të Kupës me fitore të thellë

Dortmundi ka kaluar në rrethin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra gjermane ka triumfuar si mysafire e Duisburgut me rezultat të thellë 5:0.

Sancho nga penalltia (14’), Bellingham (30’), Thorgan Hazard (39’), Reyna (50’) dhe Reus (58’), shënuan golat e fitores për Dortmundin.

Duisburgu luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 38-të, pas përjashtimit me karton të kuq të Volkmerit.