Për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vënë maskë mbrojtëse.
Trump vendosi maskën teksa bëri një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.
“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”- tha Trump, ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë, transmeton tch.
Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.
Pas vizitës së tij të shtunën, Trump tha: “Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambjet të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”.