Një person në rrethana të panjohura ka qëlluar me armë zjarri duke lënë pa shenja jete një person tjetër dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:39 në rrugën “Xhin Gazuli”, në Pejë.
Siç bëhet e ditur në raport, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.