Një person është qëlluar me armë zjarri në fshatin Banjë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rreth orës 7:15, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete dhe se dyshohet se është qëlluar me armë.
Ai ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Elezaj ka thënë se i dyshuari, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë, dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ka qëlluar viktimën për motive të panjohura.
“Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, ka thënë Elezaj
Njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.