Portieri italian Gianluigi Donnarumma, ka bërë paraqitje të mirë në fitoren 2:0 të Parisit ndaj Manchester Cityt. Ai është lavdëruar edhe nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
Fillimi i karrierës te PSG-ja nuk ishte i lehtë për Donnarumman, që në shumë ndeshje ka qëndruar në stol. Dhe pati raportime se ai mund të largohet shpejtë nga Parisi.
“Njerëzit kanë shkruar në rrjetet sociale për largimit tim nga PSG-ja pasi Navas po luan si startues. Ishte qesharake të shikosh në rrjetet sociale. Është plot me lajme të rreme. Jam plotësisht i lumtur te PSG-ja. Le të flasin të tjerët, klubi është duke më përkrahur”, ka thënë Donnarumma për Sky Italy.