Këngëtarja Donna Dafi, me prejardhje nga Peja e Kosovës, e lindur në Gjermani, ku edhe jeton, së fundi, në bashkëpunim me artistë nga të dyja shtetet si Florent Boshnjakun, shtëpinë e produksionit “Adulis Ghebreyesus”, ka realizuar klipin e ri “Çka po don?”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë, në bashkëpunim me Adulis Ghebreyesus.
Donna Dafi, në “Çka po don?”, e ka paraqitur veten si një grua të fortë e të pavarur, që merr atë që dëshiron dhe bën të vetën dhe se asgjë nuk mund ta ndalojë.
Me pamjet që i kemi në klip, Donna Dafi garanton se ka fuqinë e asaj femre që ngjitet në çdo kanal dëgjimi.