Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e premte.
Ajo ka qenë një nga yjet më të komentuar për qëndrimin brenda shtëpisë e po ashtu edhe për raportin e krijuar me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj.
Ky i fundit pas largimit të të dashurës nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore e paksa edhe i shqetësuar për atë se si do të jetë artistja jashtë.
I njëjti mori vëmendje me një veprim të fundit, derisa ndodhej në dhomën e gjumit së bashku me aktoren Monika Lubonja dhe prezantuesen Egzona Rafuna.
Veshaj ka marrë një fotografi të Ramosajt dhe e ka vënë tek shtrati, të cilin edhe e ndante bashkë me 27-vjeçaren.
“Shikoje këtë aktoren këtu”, u shpreh Donaldi duke iu drejtuar Monikës e cila tha: “Është super”.
Dyshja kanë krijuar një afrimitet shumë të madh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që pritet të shohim se si do të rrjedhë në vijim.