Donald Trump shfaqet në publik

Me një fashë të lidhur në veshin e djathtë, Donald Trump u shfaq para të pranishmëve në Konventën Kombëtare Republikane.

Prezenca e tij u prit me entuziazëm nga republikanët, ndonëse ai nuk mbajti fjalim dhe më pas u pa me lot në sy.

BBC-ja ka raportuar se publiku thërriste emrin e tij, derisa ai rrinte ulur pranë kandidatit për zëvendëspresident të republikanëve, JD Vance.

Trumpi i dëgjoi fjalimet deri në mbyllje. Ai të shtunën i shpëtoi një atentati me armë zjarri, ku mbeti i plagosur në vesh, ndonëse një person në publik u vra.

Të hënën një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hodhi poshtë njërën prej akuzave ndaj Trumpit për rastin e dokumenteve të klasifikuara.