Donacion për spitalin e Ferizajit nga fondacioni Golden Eagle

Tani pothuajse çdo spital rajonal i Kosovës ka përfituar donacione nga Fondacioni Golden Eagle si ndihmë në luftën kundër pandemisë COVID-19. Stafi mjekësor i spital të Ferizajit sot ka pranuar pajisje mbrojtëse për punëtoret shëndetësor.

Punëtorëve shëndetësor të spitalit të Ferizajit, përmes këtij donacioni iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse. Pako përmbanë 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100%.

Fondacioni Golden Eagle, ditëve në vijim do vazhdoj të shpërndaj donacione edhe në spitalet tjera të mbetura në Kosovë.