Doku.Tech ka nisur që të zbulojë programin për edicionin e sivjetmë të tij. Ka zbuluar detajet për dy punëtoritë e para. Në atë më hulumtuesin e artistin me nam Vladan Joler, do të hulumtojë sesi ndërlidhen teknologjia dhe shoqëria në botën digjitale. E për punëtorinë më dizajneren e njohur për UI/UX do të flas mbi ndikim gjinor në këtë fushë.
Të dy punëtoritë i ka të hapur për të gjithë dhe hyrja është pa pagesë. Megjithatë është e nevojshme që të regjistroheni. Ato mbahen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Punëtoria “New Extractivism” (Extra-aktivizmi i ri) që merr emrin prej filmit të animuar të Vladan Joler, shpalos koncepte të ndryshme teknike dhe sociale në lidhje me transparencën e algoritmeve, tregun e punës digjitale, infrastruktura e padukshme në botën digjitale dhe shumë fenomen të tjera bashkëkohore që ndërlidhin teknologjinë me shoqërinë.
Punëtoria e Vladan Joler, mbahet me 2 qershor dhe nis në ora 14:oo për t’u regjistruar klikoni këtu.
Edhe punëtoria nga Olivia Solis mbahet të njëjtën ditë, pra më 2 qershor por nis në ora 12:30. Për këtë punëtori pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla duke përfunduar detyra të ndryshme që do u ndihmojnë të kuptojnë më mirë sesi ndikon aspekti gjinor në dizajnimin e uebfaqeve.
Për të ndjekur këtë punëtori nga Olivia Solis mund të regjistroheni këtu.