Hiç më pak se 250 mijë euro, kaq është vlera e Ferrarit 499 GTB, e cila u konfiskua sot në periferi të Prishtinës.
Kështu bëri të ditur Dogana e Kosovës, përmes një njoftimi.
Autoritetet doganore theksuan se vetura në fjalë ishte regjistruar jashtë Kosovës.
“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit. Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit”, thuhet në njoftim.
Tutje, Dogana thekson se sipas dispozitave ligjore, automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në këto rrethana.
“Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është e përkushtuar të zbatojë këto dispozita ligjore për të parandaluar evazionin fiskal dhe për të siguruar përputhshmërinë me ligjin. Me këtë ftojmë të gjithë qytetarët që t’i përmbahen detyrimeve ligjore për mos posedim të automjeteve pa paguar detyrimet doganore”.
Ne mbetemi vigjilent për të siguruar se kërkesat ligjore zbatohen nga të gjithë një trajtshëm.