Preshi që ka teksturën e ngjashme me qepën mendohet se e ka prejardhjen nga Azia qendrore dhe vendet mesdhetare.
Kjo perime që përmban 90% ujë, ka vlera të shumta ushqimore që ndihmon rreth shumë çështjeve shëndetësore.
Preshi rregullon yndyrën e lartë në gjak, sheqerin, është antiinflamator që mund të parandalojë sëmundjen e kancerit. Pasi kjo perime rregullon yndyrën, mundëson shëndet më të mirë për zemrën.
Preshi gjithashtu përmban shumë fibra të cilat ndikojnë shumë mirë në organet tretëse duke përmirësuar shëndetin e stomakut.

Pasi preshi përmban sasi të lartë të vitaminës A, e cila mundëson prodhimin e qelizave të shëndetshme në gjak, gjë që lufton infeksionet, ky fakt e bën këtë perime të jetë antiseptik natyral.
Lëndët ushqyese të tij janë: kaliumi, natriumi, kalciumi, magnezi, hekuri, fosfori, klori dhe sulfuri, i cili i jep aromën kur preshi gatuhet.
Për dallim nga qepa, preshi përmban më shumë karbohidrate, vitaminë C vitaminë B12 si dhe disa yndyra.
Kur farat e një lloji të preshit zihen dhe pihen në formë të çajit, ndihmojnë shumë kundër gurëve në veshkë. Gjithashtu ky lloj çaji është i mirë edhe kundër kërpudhave toksike të cilat mund të zhvillohen brenda organizmit.
