Dobitë e farave të lirit për lëkurën dhe flokët

Farat e lirit janë të pasura me vitamina A, E dhe B, acide yndyrore omega 3, 6 dhe 9 e shumë minerale të tjera duke i bërë ato një super ushqim për flokët, lëkurën dhe vetë shëndetin.

A e dini se farat e lirit janë një zëvendësues i vezës në dietën vegane dhe një përbërës fantastik për maskat e lëkurës.

Vlerat për lëkurën:

Forcon dhe tonifikon lëkurën

Pastron dhe purifikon lëkurën në thellësi

Ngushton poret e zmadhuara

Redukton prodhimin e yndyrës në lëkurë

Ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e akneve

Ka efekte anti plakje, dukë ngadalësuar formimin e rrudhave

Vlerat për Flokët:

Ndihmon në zgjatjen dhe rigjenerimin e flokëve

Definon kaçurrelat dhe ndihmon me ngatërrimin e tyre

Mbron majat e flokëve nga dëmtimi

Parandalon rënien e flokëve

Trajton skalpin

I mban ato të buta dhe të hidratuara

Do ju nevojiten:

¼ gotë fara lini

2 gota ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere hidhni farat e linit dhe ujin. I vini në zjarr derisa uji të vlojë dhe farat të lëshojnë gelin që ndodhet brenda tyre. Me pas masën do ta filtroni nëpërmjet një kullojseje ose një nape, duke u kujdesur që ti shtrydhni mirë, në këtë mënyrë arrini të përfitoni të gjithë masën xhelatinoze.

Më pas gelin e kaloni në një shishe apo task u mund ta ruani për disa ditë.

Maskën mund ta përdorni mbi flokë të thatë dhe ta mbani gjatë natës ose minimalisht për 2 orë para se ta shpëlani. Ajo mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën.

Për flokët kaçurrelë këshillohet që maska të përdoret pas dushit në flokë të lagur në mënyrë që t’ju ndihmojë në definimin e kaçurrelave.

Sipas dëshirës, maskës mund t’i shtoni edhe gel aloe vera, peptide kolagjeni, vajra esencialë, sulfate magnezi, etj., megjithatë edhe nëse nuk dëshironi të shtoni diçka, do t’i përfitoni të gjitha efektet e lartpërmendura./agroweb